E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Ishte në kërkim, 31-vjeçari kapet me pistoletë në makinë

Një person i kërkuar dhe me masë sigurie arrest në burg është kapur nga policia në Vlorë në fshatin Kotë teksa po udhëtonte me makinë i armatosur me pistoletë.

Në pranga ka rënë 31-vjeçari me iniciale J.Z. Bashkë me të u arrestua edhe shoku i tij që ishte në makinë, E.B. 34 vjeç. Ky i fundit akuzohet për moskallëzim krimi.

31-vjeçari J.Z., drejtues i mjetit, ishte i armatosur me pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Ai ishte në kërkim pasi ka masë sigurie “arrest në burg” nga Gjykata e Lushnjes për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit