Kontratat e shitje-blerjes për mallra apo pasuri të paluajtshme do bëhen në monedhën kombëtare, Lekë dhe jo në Euro.
Ky lajm është me dije nga kreu i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili deklaroi se ka një iniciativë nga Banka e Shqipërisë e cila është pjesë e deeuroizimit.
Sipas Sejkos kjo do të ulte efektet negative të kursit të këmbimit, që muajt e fundit ka pasur luhatje të shumta dhe zhvlerësim të Euro.
Guvernatori Sejko shtoi Euro është dobësuar ndaj Lekut si pasojë e hyrjes së sasive të mëdha të monedhës europine në vend.
Banka e Shqipërisë parashikon që niveli i inflacionit të vend do të vijoj uljen në pjesën e dytë të vitit për tu kthyer në objektiv në mesin e vitit të ardhshëm./btvnews.al