E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Rama mesazh Kurtit nga Shkupi: Shpresoj që të mos kesh harruar kanunin! Edhe kur hasmi të vjen në shtëpi i hapet dera

Kur kanë mbetur vetëm pak orë që kryeministri Edi Rama të shkojë në Prishtinë, nga Shkupi i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të reflektojë dhe ta pranojë një takim me të.

“Ta trajtojmë mes shqiptarësh. Kam akoma shpresë se Albini nuk e ka harruar kanunin që kur hyn në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe duhet ta nxjerrsh kur ai ta mbarojë fjalën.’- tha Rama.

Deri tani është konfirmuar vetëm takimi i kryeministrit Edi Rama me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani ndërsa pas orës 17:15 kohë kur ai mbaron takimin me Konjufcën është lënë e hapur mundësia e një takimi me kryeministrin Albin Kurti, nëse ky i fundit pranon.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit