E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Turi ballkanik për Procesin e Berlinit, zbulohet axhenda e Edi Ramës. Ja kë lider do takojë të parin

Kreu i qeverisë, Edi Rama do të zhvillojë një tur ballkanik ditën e sotme dhe të premten. Sipas informacioneve, mësohet se se Rama do të zhvillojë takime në Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Shkup e Podgoricë.

Turin me Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe më pas do të shkojë në Kosovë.

Aty i është refuzuar takimi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por mësohet se do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ndërsa të premten do të jetë në Mal të Zi, Serbi dhe Sarajevë, ku do zhvillojë takime me liderët e vendit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit