Diten e merkure ne sallen e mbledheve te keshillit Bashkiak Bulqize,eshte zhvilluar mbledhja e pare e ketij keshilli pas konstituimit te tij.Mbledhjen e hapi kryetari I keshillit Bashkiak Bulqize Arben Çupi I cili beri present edhe pikat qe do te diskutoheshin dhe miratoheshin ne kete mbledhje.
Pika e pare e rendit te dites, kishte te bente me miratimin ne parim te listes se aplikanteve per ndihme ekonomike, nga grandi i 6% -shit, te deleguara per shperndarje per muajin maj te ketij viti. ku nga ky grand kane perfituar 220 familje.Pas diskutimeve kjo liste u kalua ne votim nga ku mori edhe miratimin e keshilltareve.
Nje tjeter pike e rendesishme ishte edhe miratimi i pagave per nenpunesit civil dhe administraten e Bashkis Bulqize pike te cilen e paraqiti per miratim ne keshill, Drejtori I Burimeve Njerezore prane Bashkise Korab Kika.
Pike tjeter e rendesishme per kete mbledhje ishte edhe zgjedhja e sekretarit te keshillit bashkiak. Ne kete pike u hodh per votim pro dhe kunder emir i sekretarit actual te ketij keshilli Fitim Balla, i cili pas votimit te fshehte dhe numerimit te votave u zgjodh per here te dyte ne kete detyre.
Sekretari i sapo rizgjedhur Fitim Balla, premtoi se do te punoje ne zbatimin e rregullores se keshillit bashkiak qe ky keshill te funksjonoje me se miri./btvnews.al