E martë, 22 Prill, 2025

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, shkak tentativa për parakalim

Një aksident ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Gjendja e drejtuesve është jashtë rrezikut për jetën dhe ata janë shoqëruar në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Mendohet se aksidenti ka ndodhur si shkak i një tentative për të parakaluar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen autoritetet që po punojnë për zbardhjen e rrethanave. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit