E martë, 22 Tetor, 2024

Anglia U21 shpallet kampione e Europës në futboll

21-vjeçarët e Anglisë u shpallën kampionë të Europës. Fitorja 1-0 ndaj Spanjës të shtunën në Batumi të Gjeorgjisë i dha trofeun e tretë kontinental përfaqësueses angleze U21.

Goli i Curtis Jones në minutat shtesë të pjesës së parë ishte vendimtar. Spanjollët e pse u përpoqën të shënonin hasën në barrikadën e ngritur nga portieri James Trafford.

Ai grushtoi penalltinë e Abel Ruiz dhe më pas goditjen e Oroz. Anglia pati vetëm fitore në Europianin e zhvilluar në Rumani e Gjeorgji./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit