Anija shqiptare ‘Butrinti’ ka marrë pjesë në një mosion në detin Egje. Ministri i Brendshëm, Niko Peleshi, njofton në mediat sociale se kjo anije ka shpëtuar 55 emigrantë në një gomone.
“Anija ‘Butrinti’, tregoi edhe një herë profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e detit Egje. Së bashku me një anije greke dhe një turke, ekipi i anijes ‘Butrinti’ shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi.
Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente. 🇦🇱#WeAreNato🇦🇱”, shkruan Peleshi./btvnews.al