E shtunë, 30 Nëntor, 2024

“Do ndiheni edhe më të dashuruar”, mësoni parashikimun e yjeve për ditën e sotme

Dashi- Dite mjaft e bukur dhe sensuale kjo e sotmja për te dashuruarit. Pasioni do rindizet dhe do i harroni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dikur. Beqaret duhet te tregohen me realiste dhe te mos i besojnë premtimeve qe do iu bëjnë disa persona.

Demi– Dashuria për çiftet do shkoje me se miri sot. Nëse kohet e fundit e kishit lënë pas dore partnerin, sot do filloni te përkujdeseni me tepër për te. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, por do e kenë te vështirë te gjejnë personin e duhur.

Binjakët- As vete nuk e kishit menduar ndonjëherë se kënaqësitë qe do përjetonit sot do ishin kaq te mëdha. Ne fakt si ju ashtu edhe partneri do tregoheni me te moderuar dhe do mateni mire para se te flisni.

Gaforrja– Projektet e përbashkëta do jene te favorizuara gjate kësaj dite. Momentet e lumtura dhe plot emocione do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do jene me humor te mire dhe do tregohen me te hapur ndaj takimeve te reja.

Luani- Venusi do ndikoje pozitivisht sot ne jetën sentimentale te çifteve. Do tregoheni me te kuptueshëm me partnerin dhe nuk do i kërkoni atij gjera te pamundura. Beqaret do kenë me shume se 70% mundësi te takojnë personin e tyreve te ëndrrave.

Virgjëresha– Sot planetët nuk do kenë as me te voglin ndikim ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do varet nga sjellja juaj kështu qe mundohuni te tregoheni sa me realiste. Beqaret do fillojnë te ndiejnë shume për një person te cilin kane fare pak kohe qe e njohin.

Peshorja– Do ndiheni edhe me te dashuruar se me pare sot dhe do i shprehni gjate gjithë kohës ndjenjat tuaja. Partneri nga ana tjetër do mundohet t’iu mbaje ne pëllëmbe te dorës.

Akrepi- Jeta juaj ne çift do jete një rutine e vërtetë gjate kësaj dite. Edhe pse do mundoheni me sa te mundni ta ndryshoni situatën, nuk keni për t’ia dale mbanë. Për beqaret do jete dite e zakonshme.

Shigjetari– Gjate kësaj dite do ketë disa debate te vogla ne jetën tuaj ne çift, por situata do përmirësohet ndjeshëm ne orët e pasdites. Beqaret do e kërkojnë ngado personin ideal, por do e gjejnë atë shume me pranë sesa e mendonin.

Bricjapi– Ka shume gjasa qe partneri te shohë dike tjetër sot dhe te mendoje t’iu braktise. Edhe nëse e kuptoni vete këtë gjë, mundohuni te reflektoni me kujdes dhe jo te bini ne depresion.

Ujori– Dialogu ne çift do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite, megjithatë serish nuk do ndiheni te plotësuar ne lidhjen qe keni krijuar. Flisni hapur me partnerin dhe shprehini gjithçka qe ndjeni.

Peshqit– Duhet te merrni ne kontroll frenat e jetës suaj sentimentale sot sepse keni kohe qe e keni lënë pas dore. Mos mendoni se vetëm një telefonate apo një “Te dua” mund te jete gjithçka për partnerin./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit