E hënë, 25 Nëntor, 2024

Droni i ri që do të bëjë revolucion, i reziston nxehtësisë

Një dron i ri, i krijuar së fundmi mund të cilësohet si fjala e fundit e teknologjisë, pasi tashmë i reziston nxehtësisë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Imperial College London dhe Laboratori Federal i Zvicrës për Shkencën dhe Teknologjinë, kanë bashkëpunuar për të zhvilluar një prototip inovativ të dronit të njohur si FireDrone.

Sipas tyre, kjo teknologji e fundit synon të sigurojë të dhëna thelbësore të dorës së parë nga zonat e rrezikut në ndërtesat e djegura ose tokat pyjore.

Një dron që mund të fluturojë në zjarr mund të ndihmojë në identifikimin e kujtdo që është bllokuar në një ndërtesë të djegur është inovacioni më i ri i krijuar deri më sot.

Projektuesit e kanë quajtur Fire Drone, ndërtimi i të cilit u frymëzua nga zjarri që ra në Kullën Grenfell në Londër  në vitin 2017 që vrau 72 njerëz./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit