Policia e Shtetit ka kapur një person, i cili lëviste me një shpejtësi tej normave. Policia sqaron se shpejtësia ka qenë 180 km/h.
Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të mos ngasin mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
NJOFTIMI I PLOTË
180 km/h në Rrugën e Kombit ku shpejtësia e lejuar është 100 km/h. ❌stop shpejtësisë tej normave të lejuara, shpejtësia në rrugë vret jetën.
✅Udhëtoni me jetën në mendje, mos fluturoni të arrini detin, duke dëmtuar jetën dhe shëndetin tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës!
⚠️Respektoni sinjalistikën rrugore, udhëtoni me shpejtësi brenda limiteve të lejuara, që mbërritja në plazh të jetë e sigurtë!
❌Mos drejtoni mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur! Alkooli mpin trurin dhe vret jetën.
🎽Vendosni rripin e sigurimit dhe mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit! Përqendrohu në timon! 🏠Familja ka nevojë për ty!
Në të gjitha rrugët e vendit 24/7, vijojnë kontrollet me makinat inteligjente, radarët automatikë, dronët, kamerat dhe alkool-testuesit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Kontribuoni të gjithë për sigurinë rrugore./btvnews.al