E hënë, 25 Nëntor, 2024

Tragjedi në plazhet shqiptare, mbyet babai dhe dy fëmijët e tij të mitur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në plazhin e Vilë-Bashtovë. Policia sqaron se viktimat janë pjesëtarë të së njëjtës familje.

Mësohet se ka humbur jetën babai 55-vjecar dhe 2 fëmijët e tij të mitur.

“Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas kosovarë, pjestarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, sqaron policia./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit