E shtunë, 30 Nëntor, 2024

VIDEO – Historia e Kullasit, fshati që emri i tij lidhet me kullat e shumta që ka

Zonat malore në të gjithë vendin karakterizohen nga banesa të fortifikuara për shkak se deri para dy dekadave, dimri ishte i ashpër dhe me shumë dëborë.

Të detyruar nga kushtet klimatike, banorët e këtyre zonave ndërtonin banesa të forta të cilat mund të përballonin peshën e madhe të dëborës. Por një tjetër arsye ishte edhe se banesa të tilla ishin më të qëndrueshme.

Ndërkohë, në Njësinë Administrative Kala e Dodës në Dibër, një fshat i tërë mban emrin Kullas. Banorët e mbetur aty thonë se fshati e mori emrin pikërisht nga numri i lartë i kullave të ndërtuara në të.

Këto kulla që përbëjnë këtë fshat janë dy dhe tre kate dhe kanë thuajse të njëjtën strukturë ndërtimi.Megjithëse as ky fshat nuk i ka shpëtuar largimit ashtu si shumë fshatra të tjerë të vendit tonë, vitet e fundit po ndryshon pasi disa banorë që jetojnë ende aty i kanë kthyer kullat në bujtina, e të tjerë që janë larguar kanë shprehur interesin për tu rikthyer në trojet e vjetra që këto ndërtesa dhjetra vjeçare t’i vënë në dispozicion të turistëve të huaj, të cilët janë frekuentuesit më të shumtë të zonës.

Fshati Kullas është pjesë e Njësisë Administrative Kala e Dodës dhe ndodhet jo shumë larg parkut kombëtar Korab – Koritnik, një destinacion ky mjaft i preferuar i turizmit malor në vendin tonë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit