Mirëmbajtja e rrugës nacionale që përfshihet në kontratën B të Rajonit Qendër – Verilindje, pjesë e së cilës është edhe aksi rrugor Burrel – Klos lë për të dëshiruar.
E vetmja punë e bërë në këtë rrugë e asfaltuar disa vite më parë, është prerja e barishteve anësore. Ndërkohë, problem vijon të mbetet siguria.
Më problematike situata është në veprën e artit të quajtur “Ura e Lusës”. Edhe pse banorët e zonës kanë apeluar disa herë publikisht që autoritetet të ndërhyjnë, deri tani nuk është marrë asnjë masë.
Banorët kanë denoncuar se si dëmtimi i barrierave prej betony ju ka rrezikuar jetën, teksa kanë rënë nga ura por janë penguar nga pemët për të mos rënë disa metra në lartësi.
As kjo dëshmi e banorëve nuk e ka bindur firmën mirëmbajtëse apo autoritetet e tjera për të ndërhyrë. Ndërkohë, që shumë pjesë të barrierës prej betoni janë të thyera dhe nuk sigurojnë pengimin e mjeteve apo banorëve për të mos rënë nga ura.
Një tjetër problem është edhe hyrja në anën veriore të urës pasi janë dëmtuar barrierat metalike. As këtu firma nuk ka ndërhyrë t’i rivendosë, pasi janë dëmtuar nga automjete gjatë lëvizjes.
Banorë që jetojnë aty pranë thanë jashtë kameras se ka shumë raste kur automjetet dalin nga rruga dhe përfundojnë në arë./btvnews.al