E shtunë, 30 Nëntor, 2024

VIDEO – Nis ndërtimi i rrugës Herebel – Peshkopi, banorët ankohen për tokat e zëna

Prej pak ditësh ka nisur puna për rehabilitimin e plotë të segmentit të rrugës nacionale Herebel – Peshkopi, një financim ky i qeverisë shqiptare.

Projekti i cili do të kushtojë 10 milion euro parashikon rehabilitim të plotë të rrugës përfshirë këtu edhe devijime në disa pika për të shmangur kthesat e shumta që ka rruga ekzistuese.

Ndërkohë, banorë të fshatit Dovolan thonë se prej pak ditësh mjete të firmës zbatuese të projektit kanë hyrë në tokat bujqësore për të hapur trasen e re të rrugës aty ku projekti parashikon devijim të aksit ekzistues.

Banush e Iljaz Isaku janë dy banorë të fshatit Dovolan të cilët thonë se askush nuk i ka pyetur për pronën dhe se nuk ju është ofruar dëmshpërblim.

Nga ana tjetër, banorët thonë se nga bisedat që kanë patur me përfaqësuesit e firmës ju është thënë se do të kompensohen vetëm për prodhimin e tokës që dëmton traseja.

Por ata shprehen se dëmi është akoma më i madh pasi humbasin disa dynym tokë me të cilën siguronin bazë ushqimore për kafshët shtëpijake. Edhe pse punimet kanë nisur në terren, nuk është vendosur tabela e investimit një detyrim ligjor që detyrohet nga transparenca./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit