Dua Lipa ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen me veshjen e saj në tapetin e kuq për premierën botërore të filmit “Barbie”.
Ylli i muzikës me origjinë shqiptare “vesh” muzikalisht filmin me Margot Robbie dhe Ryan Gosling dhe nuk mund të mungonte në premierën në Los Angeles.
Pamja e saj tashmë është bërë virale në rrjetet sociale, pasi 27-vjeçarja zgjodhi të vishte një fustan rrjete, përmes të cilit dukej gjoksi i zhveshur dhe të brendshmet e argjendta.
Dua i ka publikuar dhe vetë fotot nga tapeti i kuq dhe duket shumë e lumtur që ka rrëmbyer vëmendjen e shumë mediave në mbarë botën./btvnews.al
View this post on Instagram