E hënë, 25 Nëntor, 2024

Lajçak takohet me kryenegociatorin e Kosovës: Ramë dakord për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veri

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me  kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Takimi mes tyre është zhvilluar në Bratislavë dhe mësohet se është diskutuar për hapat e parë drejt shtensionimit të situatës në veri.

Zhvillova diskutime të ngjeshura sot në Bratislavë me zotin Bislimi rreth shtensionimit të situatës në veri të Kosovës sipas kërkesave evropiane të shtruara me tre qershor si dhe për rrugën e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog”, shkroi Lajçka në Twitter pas takimit.

Edhe Bislimi tha në një njoftim në rrjete sociale se ka biseduar me zotin Lajçak rreth hapave të ardhshëm për zbatimin “e plotë dhe dhe të drejtë” të marrëveshjes dhe planit të zbatimit të saj.

U pajtuam për hapat e nevojshëm për të siguruar shtensionimin efektiv dhe sipas ligjit, për përqendrimin në normalizim dhe zbatim të sundimit të ligjit”, deklaroi ai./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit