E diel, 24 Nëntor, 2024

Në modelin “Geo Classic Large” kompania italiane e modës “Alviero Martini” ka zhdukur Shqipërinë nga harta e botës dhe Evropës.

Në printin e çantës në formën e hartës vendi ynë nuk gjendet, por është copëtuar mes Jugosllavisë dhe Greqisë.

Në lidhje më këtë që ai e quan “skandal diplomatik” ka reaguar Bledi Mane i cili i kërkon qeverisë shqiptare të protestojë urgjentisht ndaj kompanisë së modës dhe shtetit italian ku gatuhet dhe prodhohet.

“POSHTËRUESE DHE SKANDAL DIPLOMATIK/ Çantat e shtrenjta Alviero Martini zhdukin Shqipërinë nga harta e Evropës dhe e Botës

Kurrë nuk ka qenë Shqipëria pjesë e Jugosllavisë, kurrë më parë territori shqiptar nuk ka qenë i ndarë si me thikë mes Jugosllavisë dhe Greqisë. Ajo çka ka qenë ngulitur në mendjet e shovinistëve serbo-grekë për qindra vjet nuk u realizua kurrë në realitet por një stilist italian ka vite që e materializoi.

Alviero Martini, konceptuesi dhe realizuesi i çantave, portofolëve, atleteve të shtrenjta të dizajnuara me harta të ndryshme vjen me një kërcënim serioz poshtërues dhe deformues. Ka fshirë nga harta e Evropës vendin e kombit më të vjetër Shqipërinë dhe e ka coptuar mes Jugosllavisë tashmë të shkërmoqur dhe Greqisë. Si i pari gazetar që po ulëras për këtë skandal diplomatik u kërkoj shqiptarëve ta refuzojnë blerjen e këtij stilisti matrapaz ndërsa qeveria shqiptare duhet të protestojë urgjentisht ndaj kompanisë së modës dhe shtetit italian ku gatuhet dhe prodhohet ky monstruozitet!”

Artikuj te ngjashem

Me te fundit