Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka treguar objektivat e kombëtares për ndeshjet e muajit Shtator, ku janë dy përballje me Çekinë dhe Poloninë.
Duka thotë se të dyja ndeshjet janë shumë të rëndësishme, por theksin e vë tek sfida me Çekinë dhe kërkon që kuqezinjtë të marin të paktën një barazim.
“Janë dy ndeshje shumë deçisive, Çekia është ‘kapo’ i grupit dhe Polonia është pretendenti për të qenë në vendin e parë ose të dytë. Ne gjithashtu. Besoj se shtatori do të japë 80% të pamjes se si do të jetë klasifikimi për të qenë se si do të jetë klasifikimi për të qenë pjesë e ‘EURO 2024’.
Por nuk do të më pëlqente të thoja dy finale, do të thoja një. Le të shohim Çekinë, një ndeshje shumë e rëndësishme. Çekia është në një moment euforik, të mirë. Ka bërë disa rezultate pozitive, pavarësisht barazimit në Moldavi. Ka fituar kundër Polonisë, është në vendin e parë në grup.
Ne duhet të shkojmë aty për t’i sfiduar ata në Çeki. Për të bërë një rezultat pozitiv, për të fituar apo barazuar ndeshjen. Nëse nuk bëjmë rezultat pozitiv në këto dy ndeshje, atëherë do të jetë e vështirë rruga jonë për në Europian”, tha Duka./btvnews.al