Liderët e NATO-s kanë udhëtuar drejt Lituanisë, ku do të marrin pjesë në Samitin 2 ditor. Mes liderve që do të marrin pjeë janë dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij grek, Kiriakos Mitsotakis.
Sipas mediave greke, dy kryeministrat do të takohen të martën, ku një prej çështjeve që do të diskutohet është dhe ajo e arrestimit të Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.
Mediat vendase, duke iu referuar burimeve nga qeveria raportojnë se Mitsotakis “pritet të ngrejë çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, nga autoritetet shqiptare”.
Gjithashtu me rëndësi është dhe takimi që kryeministri grek do të ketë me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të mërkurën./btvnews.al