Një përplasje mes të burgosurve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në burun e Avlonës, në Greqi.
Sipas raportimeve nga mediat greke, në incidente janë përfshirë të burgosur nga Shqipëria dhe Algjeria, si dhe nga komuniteti rom.
Deri tani mësohet se janë gjashtë të plagosur, të cilët janë dërguar në spitalin “Evangelismos”. Për shkak të situatës së rënduar, forca të shumta policore janë nisur drejt burgjeve për të ndërhyrë nëse është e nevojshme.
Për momentin situata duket se po kontrollohet nga punonjësit e burgut dhe roja e jashtme e burgut. Ndërkohë ende nuk ka të tjera detaje për gjendjen e të plagosurve./btvnews.al