E diel, 24 Nëntor, 2024

VIDEO – Hidhet shtresa e dytë asfaltike në rrugën e Arbrit në fshatin Plan i Bardhë

Kompania që po ndërton rrugën e Arbrit ka vijuar punën me hedhjen e shtretës së dytë asfaltike në segmentin nga Qafa e Buallit në drejtim të Urës së Vashës.

Përreth 1 javë ky aks rrugor ishte i bllokuar për qarkullimin e automjeteve në drejtim të Peshkopisë, Bulqizës e anasjelltas, ndërsa për momentin lëvizja është rikthyer.

Siç duket nga pamjet, shtresa e dytë asfaltike është hedhur deri në afërsi të tunelit të vogël pranë Urës së Vashës, në të gjithë trasenë e rrugës. Ndalimi i lëvizjes është bërë për këtë arsye që e gjithë traseja të shtrohej në të njëjtën kohë.

Ndërkohë, paralelisht vijon puna edhe për veshjen e skarpatave të këtij segmenti nga Ura e Vashës në drejtim të Qafës së Buallit, një investim ky shtesë në fondin e rrugës së Arbrit e fituar nga një tjetër kompani.

Burime pranë firmës thanë se pritet të sigurohet sasia e mjaftueshme e asfaltit në mënyrë që të vijojë më tej shtrimi i pjesës tjetër të rrugës nga Plani i Bardhë në drejtim të fshatit Fshat.

Rruga e Arbrit vijon të jetë një kantier ndërtimi pasi asnjë metër e saj nuk është ndërtuar përfundimisht, ndërkohë që vepra më e rëndësishme është tuneli i Murrizit i cili ende nuk është hapur./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit