Ish-missi shqiptar, Xhensila Pere ka habitur të gjithë me deklaratën e fundit, ku ka treguar se do të bëhej pjesë e një film erotik nëse pagesa do ishte e mirë.
Në një intervistë televizive, Pere u shpreh se do të pranonte të luante në një film erotik jashtë vendit, nëse pagesa do të ishte 1 milion euro.
Po ashtu ajo ka treguar dhe partnerin që do dëshironte të kishte duke përmendur emrin e aktorit, Amos Muji Zaharia.
PJESË NGA INTERVISTA:
Dikur je shprehur se do të realizoje një film porno nëse pagesa do të ishte mjaftueshëm e mirë. Për çfarë shifre e ke fjalën?
Xhensila Pere: E kam harruar.
Po nëse të pyes tani?
Xhensila Pere: 1 milion euro.
Cilin aktor shqiptar do doje ta kishe partner në rol?
Xhensila Pere: Kur jam prononcuar, nuk e kam pasur për në Shqipëri, ka qenë jashtë trevave. Jashtë me kë të dua.
Po këtu?
Xhensila Pere: Me Amosin./btvnews.al