Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj dhe sipas dosjes hetimore, ai akuzohet për 6 episode korruptive ku ka marrë para apo favore nga pronarët e inceneratorëve. Sipas SPAK, Ahmetaj ka përfituar shuma të konsiderueshme dhe prona nga biznesmenët e inceneratorëve, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.
Sipas akuzës, rasti i tretë ka të bëjë me një shumë prej 130 mijë euro, e cila në vitin 2017 dhe 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit është paraqitur si pagesë e bërë për llogari të ish-bashkëshortes së Ahmetajt. Hera e katërt konsiderohet shuma prej 140 mijë Euro e dhënë në vitin 2018, duke u mbuluar natyra e vërtetë e burimit është paraqitur si pagesë e bërë ndaj Ahmetajt dhe ish-bashkëshortes së tij përkundrejt një “shitjeje” fiktive.
Rasti i pestë ka të bëjë me shumën prej gati 34 mijë euro, e përfituar në formën e shpenzimeve për pagesa hotelesh dhe udhëtimesh gjatë periudhës 2013-2017, pagesa të kryera drejtpërdrejt nga Zoto e Mërtiri për Arben Ahmetajn apo të afërm të tij.
Dhe rasti i gjashtë lidhet me shumën prej 2 milionë lekë, e përfituar në vitin 2019 dhe 2020 në formën e pagesave ndaj subjekteve tregtare të ndryshme nga Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, përmes shoqërisë “Integrated Technology Services” në funksion të një investimi në një apartament në pronësi të Arben Ahmetajt në Tiranë./btvnews.al