E enjte, 28 Nëntor, 2024

Detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura në Këshillin e Mandateve, Bardhi pyet SPAK: A keni informacion ku ndodhet Ahmetaj, mos ka ikur në…

Në Kuvendin e Shqipërisë është duke u zhvilluar mbledhja e Komisionit të Mandateve, për të shqyrtyar kërklesën e SPAK për arrestimin e, ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj.

Mbledhja që në nisje është shoqëruar me debate dhe kërkesën e opozitës, që gjithçka të zhvillohej me praninë e medias, por maxhoranca nuk ka pranuar.

Deputeti demokrat Gazmend Bardhi i është drejtuar me një pyetje SPAK, lidhur me vendndodhjen e ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahemetaj pas kërkesës për arrestimin e tij.

A keni informacion ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri; mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për këtë?“, ka qenë kjo pyetja e Bardhit.

Arben Ahmetaj në këtë mbledhje është përfaqësuar nga avokatët e tij dhe nuk ka preferuar që të përballet me kolegët në këtë ditë të vështirë për të./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit