E martë, 26 Nëntor, 2024

Konfirmoi lidhjen e dashurisë, Enca Haxhia reagon ndaj komenteve negative në rrjet: Pse i bardhë, pse i zi

Ditën e djeshme këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka zbuluar se është në një lidhje me një shtetas të huaj që nuk është personazh publik dhe së fundmi ajo ka zyrtarizuar edhe lidhjen me të.

Ishte partneri i saj Mickey Neblett, i cili publikoi disa foto dhe video në rrjetet sociale duke shijuar pushimet krah artistës.

Mirëpo fansat e këngëtares nuk e pritën që ajo të bënte publike romancën e saj, duke qenë se Enca është kujdesur gjithmonë që ta ruajë jetën e saj private në mënyrë hermetike.

Enca vendosi të reagojë nëpërmjet një postimi në InstaStory ku shprehej se duhet të japin më shumë dashuri dhe më pak urretje pasi jeta është shumë e bukur kur e jeton për veten.

Pse i dhë, pse  i zi. Pse i huaj, pse malok. Pse plak, pse i ri. Pse të pasur, pse të varfër… Më pak urrejte më shumë dashuri. Ju premtoj që jeta është shumë më e bukur kur e jetoni për veten”, shkruan Enca./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit