Për ditën e sotme nuk priten reshje në të gjithë qarqet, por do të ketë një mot të qëndrueshëm me diell përvëlues.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 24 deri në 31°C, në vendet e ulëta nga 25 deri në 36°C dhe në vendet malore nga 18 deri në 29°C.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./btvnews.al