Një tjetër rrugë fshati po asfaltohet në Bashikinë e Bulqizës. Bëhet fjalë për rrugën e fshatit Bllacë në Njësinë Administrative Shupenzë ku ndodhet edhe vendi i shenjtë i teqesë së Bllacës.
Rruga me gjatësi afro 3.6 kilometra që nis nga rruga e asfaltuar në fshatin Kovashicë dhe përfundon pranë teqesë së Ismail Jangullit në fshatin Bllacë, po asfaltohet e gjitha.
Banorët e Bllacës thonë se përfitimet nga asfaltimi i rrugës janë të shumta që nga vizitorët që tërheq teqeja e Bllacës e deri tek transport i prodhimeve bujqësore drejt qendrave urbane.
Banorët shpresojnë që investimi të vijojë edhe pak më larg që është parashikuar në projekt, pasi zhvillimi ekonomik do të jetë akoma më i madh.
Nga ana tjetër banorët shpresojnë që këto investime do të ndikojnë direkt për zhvillimin e zonës dhe rikthimin e atyre banorëve që janë larguar për të investuar në vendlindjen e tyre.
Vlera e investimit është rreth 34.4 milion lekë të rinj dhe punimet pritet të mbyllen brenda një afati kohor prej 1 muaj ditë kalendarike./btvnews.al