Avokati i ish-ministrit Arben Ahmeta, Ardian Visha, ka folur për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve.
Ai u shpreh se Ahmetaj ka nisur përballjen e tij me drejtësinë momentalisht dhe teksa u nëse Ahmetaj do kthehet në Shqipëri, ai u shpreh se është e drejta e ish-zëvendës kryeministrit dhe nuk e vendosin mbrojtësit ligjor të tij.
Po ashtu ai komentoi dhe raportin e prokurorisë dhe tha se raporti me 320 faqe që i është dorëzuar dhe Kuvendit nuk ka asnjë rresht që justifikon kontrollin e banesës së ish-ministrit apo masën e arrestit me burg ndaj tij.
“Zoti Ahmetaj ka nisur përballjen me drejtësinë. Është e drejta e vetë nëse do vijë në Shqipëri apo jo. Ne mbajtëm qëndrim të kundërt nga ajo që kërkon prokuroria. Na u dha kohë jo më shumë se 24 orë për të parë 320 faqe material, që janë dashur 2 javë p[ër t’i shkruar.
Ne nuk vërejtëm kurrkund në këto faqe asnjë rresht që justifikon kontrollin e banesës së zotit Ahmetaj, Kjo është thjesht një show për të kënaqur epshet e disa njerëzve se si dhunohet e drejta e një deputeti. Për masën e sigurisë nuk kishte asnjë arsye pse kërkohet kjo masë ekstreme. Jemi kundër arrestimit të tij”, u shpreh ai./btvnews.al