E premte, 21 Shkurt, 2025

Çështje Beleri në BE, Parlamenti Europian miraton me 290 vota amendamentin grek për lirimin e kreut të Bashkisë së Himarës

Amendamenti grek për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, është miratuar sot nga Parlamenti Evropian me 290 vota pro.

Parlamenti Europian shpreh shqetësimin e tij për arrestimin e kryetarit të ri të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, në prag të zgjedhjeve lokale të majit, i cili shkeli prezumimin e pafajësisë dhe pengoi kryetarin e zgjedhur të merrte detyrën, pasi ai mbetet i burgosur.

Nënvizohet se kjo çështje lidhet me respektimin e përgjithshëm të të drejtave themelore, çështjen e pazgjidhur të pronave të pjesëtarëve të pakicës etnike greke në zonën e bashkisë dhe akuzat për cenim nga shteti në arsyetimin e vendimit për miratimin e ndryshimeve”, thuhet në amendamentin e eurodeputetëve grekë.

Amendamenti u mbështet nga qëndrimet e deputetëve grekë nga të gjitha partitë. Manolis Kefalogiannis, Nikos Papandreu, Giorgos Kyrtsos dhe Emmanuel Fragos bënë ndërhyrje specifike në favor të tij.

Ndërkohë, nisma e Eurogrupit të së Majtës drejtohej nga eurodeputeti i SYRIZA-s, Stelios Kouloglou.

Gjithashtu, në seancën plenare, relatorja e raportit nga Parlamenti Evropian, eurodeputetja portugeze Isabel Santos, e cila u kërkoi kolegëve grekë që të respektojnë vendimin e organeve shqiptare të drejtësisë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit