Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë transmetimit të një edicioni lajmesh live në Austri.
Spikeri për të treguar se i nxehti i ditëve të fundit është përvëlues, ka derdhur një bidon me ujë mbi kokë.
Spikeri i një televizioni austriak nuk ka duruar dot vapën e madhe në studio, pasi temperaturat vetëm rriten çdo ditë.
I nxehti ka përfshirë të gjithë Evropën dhe temperaturat arrijnë mbi 40 gradë celsius. Për të përballuar vapën shkojnë drejt pishinave apo plazheve. Por, nuk ka asnjë zgjidhje për ata që detyrohen të punojnë edhe në këto ditë të nxehta./btvnews.al