Mbledhja e Këshillit të Mandateve prej ditës së djeshme po shqyrton heqjen e mandatit të ish-ministrit, Arben Ahmetaj, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.
Në mbledhjen e sotme, deputetët e opozitës dhe maxhorancës kanë debatuar lidhur me procedurat që po ndiqen. Pas shumë debateve, u vendos që mbledhja e radhës e Këshillit të Mandateve të zhvillohet ditën hënë në orën 17:00.
Ndërkohë bëhet me dije se ditën e premte në orën 12:00, Këshilli pritet të mblidhet sërish për raportin. Kështu Arben Ahmetaj do të ketë imunitet të paktën deri të hënë, kur këshilli të vendos për fatin e tij.
Por deri në momentin që SPAK të lejohet të veprojë, duhet të mblidhet dhe Kuvendi me seancë plenare./btvnews.al