E premte, 21 Shkurt, 2025

Maxhoranca dhe opozita gjejnë konsensus: I japin dritën jeshile drejtësisë për Ahmetajn

Mazhoranca dhe opozita janë pro heqjes së imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj, për t’i hapur rrugë arrestimit që kërkon SPAK dhe kontrollit të banesës së tij.

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, deputetët e mazhorancës njësoj si ata të opozitës deklaruan se janë dakord për t’i hequr imunitetin deputetit socialist Ahmetaj.

Pesë deputetët e opozitës në këtë këshill dorëzuan dhe një raport që i rekomandon seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojë për miratimin e dhënies së autorizimit të Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë, kontrollin personal dhe kontrollin e banesës së deputetit Arben Ahmetaj”.

Tashmë relacionet do të kalojnë për votim në Parlament, ku deputetët do të duhet të ngrenë kartonat për të miratuar ose jo heqjen e imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit