Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin mesditën e sotme Arkend Ballës, pas dorëheqjes së Rrahman Rrajes. Ky i fundit dorëzoi në Kuvend dorëheqjen nga mandati i deputetit.
Në bazë të verifikimit në listën e PS në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mandatin e lënë nga Rrahman Rrahja i takonte ta merrte Arkend Balla.
Rraja bëri të ditur ditën e shtunë (8 korrik) se do hiqte dorë nga mandati, pasi ndihej i turpëruar nga pamjet e publikuara, e madje i bëri thirrje djalit të tij të dorëzohej në polici.
Rraja u tërhoq nga politika pas dhunës që përdori djali dhe pjesëtarë të tjerë të fisit të tij, ndaj dy kushërinjve Bilbil dhe Jashar Maja. Dhuna ndaj dy kushërinjve Maja u krye pas denoncimit të tyre për shpërthimet në gurore.