Lefter Alla ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë kërkesën për rekurs të vendimit të marrë ndaj tij, duke kërkuar masën “arrest në shtëpi”. Me herët Leftër Alla ka kërkuar të lirohej nga burgu, duke ngritur si pretendim se kishte shqetësime shëndetësore, pasi vuante nga zemra.
Kërkesa është dorëzuar dy ditë më parë ku dhe kërkohet që të vendoset masa “Arrest në shtëpi” ndaj ti dhe 11 personave të tjerë të përfshirë në hetim, përkatësisht shtetasit, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Rasim Daci, Dali Gazidedja, Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj dhe Ana Nishku,
Në rekurs kërkohet ndër të tjera të merren në pyetje Lefter Alla, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Erion Isaku. Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Rasim Daci, Dali Gazidedja, Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj he Ana Nishku.
Kujtomë se ish-kryebashkiaku i Bulziës akuzohet për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Procedura tenderuese për të cilën akuza ka gjetur shkelje është ajo e ujësjellësit me vlerë afro 3 milionë euro.
Sipas hetimeve, Alla në bashkëpunim me nëpunësit kanë favorizuar një bashkim kompanish që të fitonte tenderin. Kompania fituese në fakt, rezulton se nuk ka kryer punime për kontratën e lidhur me bashkinë, por ato i ka realizuar një firmë tjetër me pronar Aqif Koneshën, që SPAK e cilëson lidhje shoqërore të kryetarit të Bashkisë.