E martë, 26 Nëntor, 2024

Biden ‘i mbyll dyert’ Ukrainës për në NATO: Anëtarësimi në aleancë do ishte nisja e Luftës së Tretë Botërore

Deklarata e fundit e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka shuar shpresat e Ukrainës për një anëtarësim të mundshëm në NATO.

Nga Finlanda ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Biden tha se anëtarësimi i Ukrainës në NATO teksa konflikti me Rusinë vazhdon, do të niste Luftën e Tretë Botërore.

Askush nuk mund të bashkohet me NATO-n për sa kohë që një luftë zhvillohet, sepse kjo garanton që ne do të jemi në luftë po ashtu. Ne do përfundojmë në një Luftë të Tretë Botërore nëse kjo ndodh,” tha ai në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij finlandez, Sauli Niinisto.

Kryeqyteti finlandez është ndalesa e fundit në udhëtimin evropian të Biden, i cili gjithashtu vizitoi Vilnius gjatë samitit të NATO-s dhe Londrën./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit