E martë, 26 Nëntor, 2024

Dhuna dhe tensionet në Kuvend, Prokuroria e Prishtinës nis hetimet: Kemi autorizuar policinë për…

Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka nisur hetimet pas incidentit të sotëm që ndodhi në Kuvendin e Kosovës. Në një njoftim nga prokuroria thuhet se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, mes tyre edhe marrja e deklaratave nga palët e përfshira në këtë rast.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale ‘Sulmi’, sipas KPRK-së, lidhur me incidentin i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu prokuroria bën me dije se “në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmarre të gjitha veprimet konform dispozitave ligjore të KPPRK-së, deri në sqarimin e plotë të çështjes në fjalë”./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit