Luiz Ejlli dhe DeaMishel pak ditë më parë patën një përplasje virtuale, ku gjithçka nisi pas ofendimeve të këngëtarit gjatë një koncerti.
Po dyshja e BBV2 duket se do të bashkëpunojnë edhe pse nuk flasin me njëri-tjetrin dhe kanë shkëmbyer replika të forta në mediat sociale.
Njësoj si Luizi, edhe Dea është duke marrë pjesë në filmin “Në kuadër të dashurisë”. Sot ajo ishte pjesë e xhirimeve, e kjo u zbulua nga Olta Gixhari e cila postoi në rrjetin e saj social një moment me Dean.
Tashmë pritet të shihet se si ata do të bashkëpunojnë në sheshxhirim dhe si do shkojë marrëdhënia e tyre./btvnews.al