E premte, 22 Nëntor, 2024

Lufta për inteligjencës artificiale, Google prezanton Bard që do të rivalizojë ChatGPT

Gjigandi i motorit të kërkimit, Google, ka gati ‘chatbotin’ e saj të inteligjencës artificiale që është quajtur Bard dhe si fillim do të funksionojë në Evropë dhe Brazil.

Ky është zgjerimi më i madh i produktit që nga lançimi i tij në mars në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe nxeh rivalitetin me ChatGPT të Microsoft-it.

Të dy janë shembuj të Inteligjencës Artificiale gjeneruese që mund t’i përgjigjet pyetjeve në një mënyrë të ngjashme me njeriun.

Lançimi i Bard në BE ishte shtyrë pasi rregullatori kryesor i të dhënave në bllok ngriti shqetësime për privatësinë.

Kompania tha se që atëherë është takuar me mbikëqyrësit për t’i siguruar ata për çështjet që kanë të bëjnë me transparencën, zgjedhjen dhe kontrollin.

Në një konferencë me gazetarët, Amar Subramanya, nënkryetar inxhinierik i Bard, shtoi se përdoruesit mund të zgjedhin që të dhënat e tyre të mblidhen ose jo.

“Bard është një eksperiment,” tha ai. “Ne duam të jemi të guximshëm dhe të përgjegjshëm”./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit