E diel, 23 Shkurt, 2025

Temperaturat kapin vlerën 40°C, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

Për ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Masat ajrore të thata dhe të nxehta do të jenë prezente gjatë gjithë ditës. Orët me diell dhe temperaturat e larta do të mbizotërojnë të gjithë territorin, pa përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në mesditë në relievet e larta malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1–4m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi deri 8m/s. Valëzim në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 17 deri 37°C, në zonat e ulëta 18 deri 40°C dhe në zonat bregdetare 21 deri 37°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit