Ky çift të rinjsh vijnë nga Franca dhe prej tre muajsh janë në një udhëtim nëpër disa vende të ballkanit. Ata e kanë nisur udhëtimin e tyre nga Greqia e më pas janë ndaluar në Maqedoninë e Veriut.
Këtë të Enjte ata kanë hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet doganës së Bllatës në Dibër dhe kanë planifikuar të qëndrojnë disa ditë në vendin tonë.
Rafael e Orjelan si dhe qeni Lejku sfidojnë temperaturat thuajse ekstreme të ditës së sotme, duke udhëtuar drejt veriut të vendit. Të rinjve francez jua kanë sugjeruar vendin tonë miq të tyre të cilët e kanë vizituar më parë.
Ata kanë planifikuar të eksplorojnë shumë qytete të vendi tonë nërpmjet udhëtimit me biçikletë.
“Sot është dita jonë e parë në Shqipëri. Ne erdhëm në Shqiperi sepse kemi një shok që ka jetuar këtu për disa muaj. Ai na bindi ne që të vijmë këtu. Ai shtoi gjithashtu që vendi është magjepsës dhe njërzit janë fantastik. Ne ishim shumë kurioz ta dinim si është në të vërtetë. Prandaj ne jemi këtu për të eksploruar Shqipërinë.
Erdhëm në Shqipëri sepse dëgjuam që njerëzit këtu janë shumë mikpritës, dhe ushqimi është tepër i mirë. Gjithashtu jemi shumë të apasionuar pas maleve. Deri tani ne kemi qenë vetëm në Maqedoni dhe në Greqi. Greqia na pëlqeu shumë për detet dhe Maqedonia për natyren. Nuk di kë preferoj më shumë se të dyja na lanë plot me mbresa. Tani do të shkojmë në Veri të Shqipërisë në Shkodër.
Do të rrime në pjesën Veriore të Shqipërisë. Ne e morem qenin me vete sepse është shumë i sjellshëm. Urdhërohet për çdo veprim që ne i themi. Gjithashtu është mënyrë shumë e mirë për të inicuar bisedë me dikë sepse ato vijnë për të ledhatuar qenin dhe ne nisim bashkëbisedim me ta”.
Shqipëria vijon të jetë vend tërheqës për të huajt pasi ofron shumë alternative, një prej të cilave është edhe turizmi malor./btvnews.al