Menjëherë pas votimit në Kuvend për dhënien e lejes për SPAK të kërkojë arrestimin e Arben Ahmetajt, ka reaguar kryeministri Rama.
Përmes një statusi në faqen e tij në twitter, ai shkruan se “Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend”.
Ky është reagimi i parë që kryeministrit Rama gjatë kësaj jave qëkur SPAK dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për dhënien e lejes për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. /btvnews.al