Probleme shqetësuese sot në pikën e kalimit kufitar të Mavromatit (pika greke në Qafë Botë) nga ana e palës greke.
Gazetarja Shpresa Dine raportoi për “BalkanWeb” se janë krijuar radhë të gjata në përpunimin e qytetarëve.
Nga pala greke punohet me 1-2 sportele ndërsa nga pala shqiptare punohet me 3-4 sportele. Për pasojë është krijuar fluks dhe radhë të gjata, teksa temperaturat janë shumë të larta duke sjellë shqetësime për qytetarët.