Autori i dyshuar i vrasjes së 50-vjeçarit shqiptar në Selanik të Greqisë është vetëdorëzuar në policinë greke. Sipas mediave vendase, 45-vjeçari me origjinë shqiptare u vetëdorëzua në polici i shoqëruar nga avokati i tij.
Deri tani mësohet se vrasja ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. I dyshuari ka pasur njohje dhe miqësi me viktimën e mes tyre nisi një sherr që përfundoi me vrasjen e 50-vjeçarit.
Viktima dhe autori kanë qenë më herët së bashku në një lokal pranë zonës ku ndodhi krimi. Pas konfrontimit në lokal, të dy u larguan me makinat e tyre dhe më pas u takuan në karburantin ku ndodhi dhe përplasja me armë.
50-vjeçari shqiptar mori 3 plumba në kraharor dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Tashmë pritet që autori i dyshuar të dalë para gjykatës dhe të njihet me masën e sigurisë./btvnews.al