Kritikat nga bashkësia e vendeve myslimane, të cilat dënuan ashpër djegien e Kuranit në Stokholm gjatë festës së Kurban Bajramit nga një irakian i krishterë, duket se nuk kanë ndikuar te Suedia, e cila ka dhënë sërish leje për djegien e dy librave të shenjtë.
Policia e Stokholmit njoftoi të premten se ka autorizuar zhvillimin e një proteste këtë fundjavë para ambasadës së Izraelit, nga një burrë që ka deklaruar se dëshiron të djegë Tevratin dhe Biblën.
Personi që paraqiti kërkesën për protestën e së shtunës, tha se donte të digjte dy librat e shenjtë në formë përgjigje për djegien e Kuranit jashtë një xhamie në Stokholm muajin e kaluar nga një emigrant irakian.
Policia e Stokholmit dha pëlqimin për protestën dhe në vendim thuhet se tre persona do të marrin pjesë në demonstratën jashtë ambasadës izraelite/btvnews.al