E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Pas një seance të tencionuar në kuvend, ja çfarë zgjodhi të bëjë kreu i qeverisë së Kosovës

Në një ditë aspak të lehtë parlamentare, kryeministri Kurti ka gjetur kohë që të vizitoj pak para mesnate punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Pak minuta pas miratimit në Kuvend të disa projektligjeve të rëndësishme, Kurti ka arritur në Podujevë ku ka parë nga afër punimet që po zhvillohen. Punimet po vazhdojnë pandërprerë, 24 orë, në tri ndërrime.

Ditë më parë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kishte shpallur fituesit e tri lloteve të tenderit për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Besi-Podujevë.

Sipas njoftimit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), vlera totale e këtyre lloteve është mbi 24 milionë euro. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit