E shtunë, 23 Nëntor, 2024

“Të duan në burg vlla”, reagimi i Ahmetajt pas kërkesës së SPAK: Nuk jam arratisur! Mërtirin e njoh kohë më parë. Pasuritë i kam nga…

Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar në një postim të gjatë të bërë këtë mëngjes në Facebook. Ahmetaj e ka nisur reagimin duke u kërkuar ndjesë qytetarëve dhe votuesve, kolegëve dhe familjes së tij, teksa mes të tjerash shkruan se ndoshta “serioziteti im në punë mund të jetë marrë dhe për arrogancë, por s’ka qenë i tillë kurrë, kush me njeh nga afër, e di mirë këtë. Gjithsesi, ndjesë dhe për këtë”.

Lidhur me akuzat e SPAK, Ahmetaj shprehet se akuzohet se për njohje të hershme me një njeri, që thotë se e ka njohur kohë më parë, duke iu referuar Mirel Mërtirit.

“Kur e kam njohur ka qene njeri normal e ne punen e vet. Nuk e di e s’marr përsipër te bej gjyqtarin, për çfarë ka bere ne jete ky njeri. Po nuk besoj se njohja me dike qe ndoshta drejtesia e akuzon, te ben te akuzuar apo bashkëpunëtor”, shkruan ai.

Ai thotë se nëse drejtësia e nxjerr të fajshëm, pranon të shkojë në burg, ‘por jo para se e vërteta të dalë në dritë’.

Më tej shton se “bisedat e mija siç e theksova dhe dje janë krejt normale dhe impotente në raport me favorizimin apo lobimin, aq më tepër në opozitë”.

Për pasuritë e përfituara sipas SPAK në mënyrë të  paligjshme, Ahmetaj shkruan:

Ish bashkshortja ime (qe ska punuar kurre ne nje institucion shteteror) ka shitur metra katrore, prone e deklaruar ne deklaraten time te pasurise, ne treg te lire, si korrupsion???? Pronen e familjes te deklaruar me burime te verifikuara, si korrupsion?? Hetim kujt ja ka shitur pronen?? Nena ime ne 2006 ja ka shitur shtepine tone motres time, qe jeton gati 17 vite atje. Quhet fictive???

  1. Se bashkjetuesja ime (qe ka 20 vite qe punon ne sektorin privat) dhe familja e saj ka blere prone ne Hamallaj, me transaksion te paster e te verifikuar bankar. Mercenaret e kapur ne flagrance kan pretenduar se ka qene prone e Klodian Zotos. Bejeni kete pyetje publikisht. Klodian Zoto, qe ska qene kurre miku im, se ka pasur kurre prone, e ska paguar kurre nje cent per kte prone, qe me pas te ishte ne gjendje te falte e dhuronte kte prone. Verifikojeni se esht kollaj te mos e duash “fytyren e ngrysur” timen ne perceptim.
  2. Se kam bere alokime e rialokime me kerkese gjithmone te ministrive te linje, si minister financash. Ejj Ministri i Financave ben gati 2000 rialokime e alokime e celje investimesh ne vit. Kush e njef ligjin e Buxhetit qesh me kte akuze. I lutem institucionit te drejtesise ta lexoje kte ligj.
  3. Se kam bere biznes ndertimin ne 2004 e kam mare e kredi ne 2006 per kte biznes ( e verifikueshme nga banka Amerikane, sot inteza san paolo). Ne komision u tha nje e pavertete, qe kredia esht mare ne 2016. Kush ka ndertuar e blere shtepi e di mire si funksionon ky biznes ne Shqiperi.
  4. Per mos marje pjese ne procedure te tenderave dhe koncesioneve, per shkak te pozicioneve te mija zyrtare. Pozicionet e mia zyrtare ne ministri te ekonomise apo financave nuk marin pjese ne procedura. Letrat jane atje. Skam mare pjese procedurat e inceneratoreve. Letrat do dalin, e nese dikush do te kerkoje ti fshehe, do dalin gjithsesi.
  5. Se esht perdorur fondi rezerve per financim e inceneratorit te Elbasanit. Edhe sikur te ishte keshtu do ishte serish komplet ligjore. Por financimi i inceneratorit te Elbasanit eshte bere kur une skam qene minister Financash, dhe eshte bere ne perputhje te plote me ligjet ne fuqi. Paraardhsi im, Z.Shkelqim Cani dhe qeveria ka zbatuar ligjin ne kte vendim. Mesova kur u thira ne SPAK, se nuk e mbaja mend qe skisha mar as pjese ne kte mbledhje qeverie.

Per ju qe I lexoni si kurreshtare (nese i lexoni), hetimi im ska pasur fare te bej me inceneratoret, se une per shkak te pozicioneve skam pasur tager te perfshihem ne procedurat e tenderimit. Esht hetuar Arbeni, jeta e tij per 25 vite, dhe jo procedura. Te thahet liqeni, mbase ngelet peshk ne taban. Standart qe sduhet ti perkase drejtesise se re.

Kushdo qe esht ritur me mua ne femijeri, apo ka pasur lidhje miqsore apo dikur biznesi e tavolinash eshte hetuar. Nexhmija po te ishte gjalle do thoshte “mua s’me qeka bere asnje nga “non grata” qe eshte leshuar si hijene bashke me te deformuarin e zeshem, apo “miq” me thika blu e roze.

Dikush me tha “ te duan ne burg vella”

Kam mare kercenime (I kam me screenshot e me ze ndoshta), madje se fundi dhe nje mesazh triumfi si mirseardhje…Nese do ta meritoj, sigurisht qe do ndodhi…po jo perpara se e verteta te mari rruge e drite.

Shpresoj te dalin sa me shume shkresa e letra te miat, si ajo ato qe BIRN nxori dje, qe qytetaret te kuptojne (aq sa mundet) qe puna “ e fytyres se ngrysur” ka qene ne interes te publikut.

Me kan quajtur “ne arrati”. Mendoj qe kam ikur per arsye seroze familjare ( nje pjese e miqve te mij e dine perse), dhe besoj e mendoj kam ikur prpara se kerkesa e SPAK per imuitetin tim te ket shkuar ne poste per te aritur pas disa ditesh ne kuvend. Kush ka qejf per scoop ta quaje ‘arati. Dhe Luigjit te 16 ju dha kater dite kohe perpara se ti pritej koka, ndersa mua e avokateve te mi, as 24 ore (17 ore gjithsej) per nje dosje 230 faqe e mbushur me supozime e ndoshta ‘palë të treta’ e nje material 60 GB.

Se fundmi I falenderoj te gjith koleget e mi, te mazhorances dhe opozites qe do te votojne sot, dhe ata qe vrapojne dhe thone qe pergjegjesia eshte personale. Poooo personale eshte kur e shkel. Sidomos per ata te hershem, sot ne apozite, e te rinj qe firmosin per pune e projekte….

Në mbyllje, I kerkoj te falur familjes time, Livias, Kejsit, Kejlis, Erjoles bashkjetueses time, Albines, ish gruas time, nenes time, motrave te mija, miqve te mij per shqetsimet qe i kam sjelle pa dashje me kte histori, Shpresoj qe te me falin ne kte jete.

I kerkoj te falur dhe votuesve te mi, po zoti e di t verteten, qe un do mundohem dit pas dite ta nxjer. To be continued… /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit