Lëkundje të forta tërmeti janë shënuar në bregun e Chipas në Meksikë. Sipas mediave atje, tërmeti ka qenë me magnitudë 6.4 ballë.
Mbrojtja civile e shtetit gjithashtu konfirmoi se nga lëkundjet nuk raportohet për dëme materiale, të lënduar apo viktima, shkruajnë mediat e huaja.
Tërmeti goditi në një thellësi prej 10 km (6.21 milje), tha GFZ.
Çfarë duhet bërë gjatë një tërmeti:
Gjithmonë duhet mbajtur qetësia. Duhet kërkuar vendi më i sigurt – një hapësirë e hapur, larg ndërtesave. Për ata që janë brenda, njerëzit duhet të mbulohen nën një tavolinë ose shtrat dhe të qëndrojnë larg xhamave, dritareve. Duke ruajtur qetësinë, nuk duhet të nxitoni për të dalë nga ndërtesa pasi mund të shkaktojë rrëmujë dhe panik.