E martë, 3 Dhjetor, 2024

Ulen tensionet mes dy vendeve, Erdogan dhe Mitsotakis bien dakord për bisedime të reja pozitive mes vendeve

Kryeministri i Greqisë dhe Presidenti i Turqisë kanë rënë dakord të rifillojnë bisedimet që kishin ngrirë prej kohës pas tensioneve dhe kërcënimeve me luftë.

Pas takimit ata deklaruan se biseda ishte zhvilluar ne një “klimë pozitive” të re në lidhjet e tyre që historikisht kanë qenë problematike.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, të cilët të dy u rizgjodhën së fundmi, u takuan në samitin e NATO-s në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.

Është në dobi të të dy vendeve që klima pozitive e formuar në marrëdhëniet dypalëshe gjatë muajve të fundit të vijojë. Të dy palët ranë dakord të ndërtojnë mbi momentin pozitiv dhe të aktivizojnë kanale të shumta komunikimi midis dy vendeve në periudhën e ardhshme” thanë zyrat e medias të dy liderëve në deklaratat pas takimit./btvnews.al

 

 

Artikuj te ngjashem

Me te fundit