E hënë, 2 Dhjetor, 2024

Ishte me pushime në Greqi, vritet në atentat bosi shqiptar i lojërave të fatit

Një 39-vjeçar shqiptar nga Maqedonia e Veriut është ekzekutuar mbrëmjen e së premtes në Greqi. Mësohet se viktima është Orhan Bajrami, një emër i njohur për policinë e vendit fqinj si biznesmen i lojërave të fatit. Policia greke bënë me dije se viktima është qëlluar nga dy atentatorë në zonën e Halkidikisë. 39-vjeçari ndodhej me pushime dhe jetonte në një shtëpi të marrë me qira.

Dy autorët, që sipas mediave greke duket të kenë qenë vrasës me pagesë, kanë lëvizur me motorë dhe kanë shtënë me breshëri plumbash drejt shtetasve të Maqedonisë. I plagosur në ngjarje ka mbetur dhe një mik i viktimës, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Orhan Bajrami, njihej me nofkën “OKI” dhe ka pasur disa precedentë të mëparshëm penalë. Vetëm disa muaj më parë në qendër të Shkupit u vra Jeton Krivanjeva, një bashkëpunëtor i ngushtë i Orhan Bajrami. Vrasja ka mbetur ende e pazbardhur dhe dyshohet të ketë lidhje me biznesin e lojërave të fatit. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit